“O kryetar, ju s’na jepni fjalën, ne hallexhinjtë vjedhim naj 2 minutsh”, Korreshi mes ironish kërkon anulimin e programit: E bëtë si çizme me gisht

Deputeti i PD, Sajmir Korreshi i ka kërkuar mazhorancë që të anulohet seanca e 12 shtatorit, dhe të rimbahet.

Me ironive ai tha se opozita është gati aë sot t’i kthehet normalitetit, siç kërkoi deputetja e PS Zegjine Çaushi, por se sipas tij kjo nuk po mundësohet prej socialistëve.

“Na vjen keq që mandati e parë të dyshoj që u mërzitën, i përulemi, i kërkojmë falje. Ore e dinë ata kryetarë që je me një parti me ata apo se dinë?

Për t’i kthyer normalitetin kësaj seance je ti. E dyta, me fol në këtë seancë s’po na jep leje ti… ndaj kërkojmë kthim seance që të kthejmë atë ‘tobestrafkulla’ votimi.

Nuk është ashtu si thua ti atë programin, atë që keni bërë ju me buzëkuq dhe çizme para me gisht. Ke një muaj o kryetar që as na jep fjalën, dhe ne hallexhinjtë vjedhim naj 2 minutsh për procedurë. Ne që sot jemi për kthim normaliteti, ktheje atë seancë dhe jemi gati që sot”, tha Korreshi.