Paralajmëron Polonia: Objektet që shkelin hapësirën tonë ajrore do t’i rrëzojmë

“Polonia nuk do të hezitojë të rrëzojë objektet që shkelin hapësirën e saj ajrore dhe të paraqesin kërcënim”, ka paralajmëruar kryeministri polak Donald Tusk.

Estonia njoftoi më herët se tre avionë luftarakë rusë shkelën hapësirën e saj ajrore, duke shtuar besimin se Moska po teston gatishmërinë dhe vendosmërinë e saj.

“Ne do të marrim vendimin për të rrëzuar objektet fluturuese që shkelin territorin tonë dhe për të fluturuar mbi Poloni nuk ka diskutim për këtë”, paralajmëroi sot Donald Tusk, duke shtuar: “Kur kemi të bëjmë me situata që nuk janë plotësisht të qarta, siç është fluturimi i avionëve luftarakë rusë mbi platformën Petrobaltic – por pa shkelje, sepse nuk janë ujërat tona territoriale duhet të mendohet dy herë para se të ndërmerren veprime që mund të krijojnë një fazë vendimtare në konflikt”.