Hamasi i shkruan presidentit Trump: Na jepni garanci për armëpushim, në këmbim të gjysmës së pengjeve

Grupi Hamas i ka shkruar një letër Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, duke i kërkuar drejtpërdrejt atij të garantojë një armëpushim 60-ditor në Gaza, në këmbim të lirimit të gjysmës së pengjeve që mbahen atje.

Kjo u raportua ekskluzivisht nga Fox News, duke cituar një zyrtar të lartë të administratës amerikane dhe një burim të përfshirë në negociata. Letra është aktualisht në duart e Katarit, i cili do t’ia dorëzojë udhëheqësit të Shtëpisë së Bardhë më vonë këtë javë.

Doha ka pezulluar përpjekjet e ndërmjetësimit për të arritur një marrëveshje për një armëpushim në Rrip dhe lirimin e 48 pengjeve që mbahen ende në Gaza, që nga sulmi i Izraelit ndaj udhëheqjes së Hamasit në kryeqytetin e Katarit dy javë më parë.