“Donald Trump si Mao Ce Duni” – CNN: Ekonomia amerikane në rrezik. Demokracia po “minohet”
Gjigandi mediatik “CNN” jep alarmin se ekonomia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është në rrezik, si pasojë e vendimmarrjeve të Administratës Trump përgjatë këtyre 9 muajve të parë të vitit.
Në analizën e saj, duke marrë shkas se njeriu më i rëndësishëm i statistikave të ekonomisë amerikane në Nju Jork është pushuar nga puna; pavarësia e Bankës Qendrore po “minohet”; Qeveria Federale po blen pjesë të kompanive private dhe po kërkon shkurtime të të ardhurave; pushteti presidencial për të vendosur tarifa është ushtruar në një mënyrë të paprecedentë; dhe rregullatorët federalë po kërcënojnë kompanitë mediatike për shfaqjet komike, “CNN” thotë se të gjitha këto ngjarje ndodhën këtë vit dhe pikërisht në shtetin më demokratik në botës, e nën qeverisjen e presidentit Donald Trump.
Analistë të politikës shohin një model që sugjeron se demokracia amerikane po “minohet” dhe se rreziqet janë të mëdha për ekonominë amerikane dhe botën e biznesit.
Po ashtu, CNN raporton se drejtuesit e kompanive po alarmohen gjithnjë e më shumë, por thotë se ata po heshtin publikisht për të shmangur zemërimin e Shtëpisë së Bardhë.
Nga ana tjetër, studiuesit kanë zbuluar se vendet e qeverisura nga demokracia janë më keq se sa kombet jo demokratike.
“Udhëheqësit populistë lënë një gjurmë negative afatgjatë në rrugët ekonomike dhe politike të vendeve”, thuhet në një studim të vitit 2023 të botuar nga “American Economic Revieë”.
“Populistët zakonisht marrin detyra si politikanë anti-establishment, që pretendojnë se përfaqësojnë ‘njerëzit e thjeshtë’ dhe përmirësojnë fatin e tyre ekonomik, megjithatë ata zakonisht nuk ia dalin mbanë”, shkruajnë autorët.
Ëilliamson, bashkëpunëtorja e Brookings, argumentoi se Shtetet e Bashkuara përjetuan erozion demokratik të ngadalët në vitet e fundit dhe të shpejt këtë vit.
Gjithashtu ajo theksoi se më shqetësuese është fakti se vendi po shkon drejt skenarëve më të këqij që mund të parashikohen.
CNN thotë se “Trump ka habitur publikun me intensitetin e sulmeve të tij ndaj “Rezervës Federale”, e cila është projektuar të jetë e pavarur nga ndërhyrjet politike”.
Muajin e kaluar, Trump shkarkoi Guvernatoren e Rezervës Federale, Lisa Cook, e cila iu kundërpërgjigj në gjykatë.
Pas përplasjeve të ashpra për vendet e punës, më 1 gusht Trump shkarkoi drejtuesen e agjencisë që përpiloi raportin dhe e akuzoi atë, pa prova, për falsifikim të librave.
Trump gjithashtu ka habitur publikun, duke ndjekur një qasje të ashpër me bizneset private, ku kërkoi dorëheqjen e CEO-s së “Intel Lip-Bu Tan”, për shkak të lidhjeve të tij me Kinën.
Por pak javë më pas Trum e vlerësoi CEO-n e “Intel” dhe ndërmori një vendim të diskutueshëm për të investuar paratë e taksapaguesëve, 8.9 miliardë dollarë për prodhuesin, në vështirësi, të çipave.
Holtz Eakin, presidenti i organizatës kërkimore të qendrës së djathtë, u shpreh se: “Qqeveria po "tejkalon kufijtë" duke marrë aksione në kompani private. Tani ”Intel” ka xhepa më të thellë se kushdo tjetër. Dhe politikisht, ne kurrë nuk do ta lejojmë ”Intel” të dështojë. Nuk mund ta pranojmë se ishte një ide e keqe”, tha ai. “Qeveria duhet të qëndrojë jashtë.”
Investimi në “Intel” erdhi muaj pasi administrata Trump miratoi blerjen e “US Steel” nga Nippon Steel në një marrëveshje që i dha qeverisë federale një “aksion të artë” që mund t’u jepte zyrtarëve amerikanë të drejtën e fjalës në mënyrën se si drejtohet ndërmarrja private.
Në korrik, Departamenti i Mbrojtjes u bë aksioneri më i madh në “MP Materials”, që është dhe kompania më e madhe e metaleve të rralla në vend.
Mike Pence, ish-nënpresidenti i Trump, vuri në dukje se pronësia shtetërore e biznesit është shumë e zakonshme në Kinë dhe Rusi, dy kombe që janë larg demokracive.
Lëvizje të tilla e kanë “çuar vendin tonë në një vend shumë të rrezikshëm dhe mendoj se duhet t’i rezistojmë kësaj shumë fuqishëm”, tha Pence.
Sonnenfeld, profesori i “Yale”-it, shkoi një hap më tej duke përshkruar “ndërhyrjen” e qeverisë federale në sektorin privat me këto fjalë. “Është sikur MAGA është bërë maoiste, nëse jo marksiste”, tha Sonnenfeld.
Publikisht, shumica e udhëheqësve të biznesit kanë qenë relativisht të heshtur për këto çështje. Drejtorët ekzekutivë e dinë se nëse flasin hapur rrezikojnë të shkaktojnë zemërimin e presidentit.
Në maj, Trump kërcënoi të vendoste një tarifë 100% për të gjitha importet e “Mattel”, pasi drejtori ekzekutiv i prodhuesit të lodrave pranoi se do të duhej të merrte në konsideratë rritjen e çmimeve për shkak të tarifave.
Por privatisht, thotë Sonnenfeld, drejtuesit ekzekutivë kanë shprehur shqetësim të madh në lidhje me presionin mbi demokracinë në Shtetet e Bashkuara, raporton CNN.

