5 vite burg për "deepfake" në Itali/ Tusha: Krijon rrezik manipulimi, nevojitet transparencë ligjore
Në një lidhje të drejtpërdrejtë për "Ora News", eksperti i IT-së Elvis Tusha theksoi rrezikun e përdorimit të teknologjisë “deepfake” për krijimin e informacionit të rremë dhe nënvizoi domosdoshmërinë e një ligji me transparencë dhe përcaktim të qartë të përgjegjësisë.
" Ky ligj në mënyrë të qartë duhet transparencë dhe është shumë e rëndësishme për etikim, i qartë përcaktimi i përgjithsisë.
Domethënë kush ka krijuar 'deepfake', kush ka prodhuar dhe se kush është përgjegjës për këtë 'deepfake'.
Është i rrezikshëm sepse janë duke u përdorur teknologji për të shitur ose krijuar informacione fallso për persona të njohur, si kryeministri ose persona shumë të rëndësishëm në Itali. Duke përdorur faqen e të tjerëve për publicitet", u shpreh Tusha.
Për më shumë ndiqni intervistën e plotë:
