Putin flet për armët bërthamore: Do të respektojmë edhe për një vit kufizimet e përcaktuara nga marrëveshja START

Rusia prej vitit 2023 nuk është më pjesë e traktatit Start për armët bërthamore. Megjithatë, Presidenti Putin thotë se shteti i tij i ka zbatuar pikat e marrëveshjes, e do të vijojë t’i zbatojë përtej vitit 2026, kur edhe ky traktat skadon. Deklarata e tij duket se kërkon një konfirmim nga SHBA për të mos vijuar konkurrencën me armët bërthamore

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Moska do të respektojë edhe për një vit kufizimet e armëve bërthamore të përcaktuara nga marrëveshja START. Ai i kërkoi SHBA-ve të ndjekin të njëjtin shembull për të ruajtur stabilitetin global.

Moska do ti përmbahet kufizimeve për armët bërthamore për një vit tjetër. Ishte kjo deklarata e Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, të hënën në një konferencë për media ku foli edhe për marrëveshjen bërthamore me SHBA-në Start e nënshkruar mes dy vendeve 15 vite më parë.

Edhe pse Rusia u largua nga marrëveshja në vitin 2023, zyrtarisht ajo skadon në shkurt të vitit të ardhëm.

Megjithatë Putin deklaron se do vijojë të respektojë dhe ti përmbahet kufizimeve mbi armët bërthamore:

Por më tepër se sa një garanci që jep për Rusin, në deklaratën e tij, ai duket se kërkon konfirmimin e nga ana e SHAB që t’i përmbahet të njëjtës marrëveshje.

Gjatë një takimi me anëtarët e Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Putin kërkon që edhe SHBA-të të ndjekin shembullin e Moskës dhe të respektojnë kufizimet e traktatit të armëve bërthamore.

 Ai theksoi rëndësinë e vazhdimit të paktit për stabilitetit global, duke paralajmëruar për pasoja tejet negative në rast të përfundimit të tij pa një marrëveshje të re.

Marrëveshja START e vitit 2010 e nënshkruar nga presidentët e atëhershëm Barack Obama dhe Dmitry Medvedev, e kufizon secilin vend në jo më shumë se 1,550 koka bërthamore të dislokuara dhe 700 raketa dhe bombardues të dislokuar.