Këshilltarët bashkiakë Socialistë kërkojnë shkarkimin e Veliajt, mbledhja të martën

Ditën e sotme është mbajtur mbledhja e këshilltarëve socialistë të Bashkisë së Tiranës, në selinë e Partisë Socialiste.

Burime për Ora News bëjnë me dije se në mbledhjen e këshilltarëve socialistë në selinë rozë është diskutuar dita e martë për mbledhjen ku do të votohet shkarkimi i Erion Veliajt.

Burime per Ora News bejne me dije se ka pasur debate vetem lidhur me proceduren qe do te ndjekin per shkarkimin e Veliajt por nuk ka pasur kundershtime per shkarkimin e tij.

Do perdoret si argument mungesa e Veliajt prej me shume se 3 muaj.

Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. 

Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga peronat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të  kundërligjshme.