Modriç bëhet lojtari më i vjetër që shënon në Serinë A

Luka Modric (40 vjeç e 5 ditë) është mesfushori më i vjetër që shënon gol në historinë e Serie A, duke tejkaluar rekordin e vendosur nga Nils Liedholm, gjithashtu për AC Milan (38 vjeç e 169 ditë më 26 mars 1961, kundër Interit).

Ylli kroat analizoi natën e tij historike:

“Ne fituam dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Tani po përqendrohemi në ndeshjen tjetër. Shpresoj të mos më kujtoni moshën time herën tjetër. Po bëj shaka.

Ne luftuam si ekip dhe ndeshje pas ndeshjeje do të bëhemi gjithnjë e më të mirë ndërsa njihemi më mirë me njëri-tjetrin. Dhe me kthimin e disa lojtarëve, do të jemi edhe më të fortë.”