Ruci: Kombëtarja duhet të përmirësohet për ndeshjen me Serbinë

Ish-futbollisti i Flamurtarit, Vasil Ruci, i ftuar në “Ora Sport”, tha se ndeshja e fundit nuk plotësoi pritshmëritë e skuadrës dhe theksoi nevojën për korrigjime para sfidës vendimtare me Serbinë.

" Ndeshja nuk besoj se kënaqi gjithë skuadrën. Arsyeja ëshë e thjeshtë, ndeshja kësaj radhe jo vetëm duhet të na jepte pikë, por edhe të na mbushte mendjen për ndeshjet që do të kemi në të ardhmen.

A e shfaqi kombëtarja jonë këtë lloj cilësie, kualiteti që të na bind për ndeshjen tjetër që kemi ne me Serbinë e cila do të jetë më vendimtarja?

Vërejte mund të bëjnë të gjithë, por duhet ti korrigjojmë gjërat", u shpreh Ruci.