Superiorja - Ja RENDITJA e skuadrave pas javës së tretë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Shtator 2025, 12:26
U luajtën dje dy ndeshjet e fundit të javës së tretë të kategorisë Abissnet Superiore.
Në “Elbasan Arena”, AF Elbasani fitoi 1-0 ndaj Dinamo City, ndërsa Teuta barazoi 1-1 me Vorën në “Niko Dovana”.
Me këtë fitore Elbasani merr kryesimin e kampionatit me 7 pikë, pas tri javëve të para.

Të shtunën Egnatia fitoi në transfertë ndaj Bylisit 1-0, ndërsa Tirana dhe Flamurtari u ndanë në barazim 1-1 në kryeqytet.
Vllaznia mori një fitore bindëse 4-1 ndaj Partizanit në “Loro Boriçi”.

