Muço: Shqipëria luajti mirë, pozitiv ndryshimi i strategjisë së Silvinjos

I ftuar në emisionin “Ora Sport”, avokati Agim Muço tha se kuqezinjtë bënë një paraqitje të mirë, ndërsa vlerësoi ndryshimin e strategjisë nga trajneri Silvinjo.

"Nuk mund ta konsiderosh një ndeshje finale. Bëhet fjalë për të grumbulluar sa më shumë pikë për të arritur në përfundim në vendin e dytë.

E shoh të vështirë se Serbia ka një ndeshje më pak.

Përsa i përket ndeshjes dua të them që ekipi jonë luajti mirë. Ajo që ishte më pozitive ishte që Silvinjo hoqi dorë nga strategjia e tij për të luajtur kryesisht i tërhequr dhe kundërsulme", u shpreh Muço.