Çoçlli kritikon kuqezinjtë: Disa lojtarë poshtë nivelit, jo vetëm Broja

Ish-futbollisti Nikolin Çoçlli, i ftuar në emisionin “Ora Sport”, tha se disa lojtarë të Kombëtares kanë qenë larg formës së duhur, duke përmendur mes tyre Brojën, Manajn dhe Gjimshitin.

" Njihet si proces në momentet e lojës së Kombëtares.

Mendoj që në skuadër ka pasur shumë lojtarë që janë jashtë kësaj forme.

Pra përveç Brojës, kanë qenë disa lojtarë që për mua janë poshtë nivelit të duhur. Këtu mund të fus Manaj, Gjimshitin.

Pra, janë disa lojtarë që kanë çeduar në ndeshjet që ne kemi parë", u shpreh Çoçlli.