Xhebrahimi: Dominuam shumicën e ndeshjes, rezultat i pritshëm
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Shtator 2025, 22:12
Futbollistja e Egnatias, Amarda Xhebrahimi, e ftuar në emisionin “Ora e Sportit”, vlerësoi dominimin e skuadrës gjatë 90 minutave dhe e konsideroi rezultatin të pritshëm.
"Për mendimin tim ishte një ndeshje pozitive dhe ishte një rezultat i pritshëm duke parë edhe rrjedhshmërinë e lojës që gjatë 90 minutave shumicën e minutave ne ishim në dominim të topit.
Kishim goxha raste dhe mendoj se ishte i pritshëm si rezultat", u shpreh Xhebrahimi.
