Lamçe: Broja dhe Manaj nuk duhej të luanin me Kombëtaren

Ish-arbitri Shpëtim Lamçe, i ftuar në emisionin “Ora Sport”, kritikoi mungesën e strategjisë së ekipit kombëtar dhe tha se Broja e Manaj nuk meritonin të aktivizoheshin.

" E para, ne nuk kemi një strategji të ekipit kombëtar, nuk kemi një bosht të ekipit kombëtar, nuk kemi një tranjer që nuk i merr futbollistëve atë çka kanë ata, pozicionet e tyre se ku duhet ti vendosi, ti mari më të mirën si futbollista.

Broja për mua nuk duhet të luante fare. Nuk duhet të luante Manaj", u shpreh Lamçe.