Paratë e inceneratorëve shpërndahen me urdhër nga lart/ "Gogel" jep deri në 4 milionë euro reklama në vit

Gazetari Elvi Fundo i ftuar në “A Krasta Show ka zbëthyer skemën sesi kompania e vëllait të Erion Veliajt, Arbër Veliaj shpërndan paratë e inceneratorit dhe reklamave te mediat.

Fundo solli në kujtesë rritjen e kompanisë “Gogel” të Arbër Veliajt nga një kompani periferike në 2015 nisi të bëhej shpërndarësja kryesore e reklamave në media deri në 4 miliardë lekë në vit.

Gazetari listoi mediat të cilat paguhen nga Arbër Veliaj si mediat e Carlo Bollinos 10 mijë euro në periudhë fushate apo “Tema” e Mero Bazes që rezulton se ka marrë 500 mijë euro vetëm nga “Gogel”

"Paratë e inceneratorëve shpërndaheshin me urdhër në media dhe këtë mund ta përmend dhe më poshtë dhe mediat që paguheshin me paratë e inceneartorëve sulmonin prokurorët, SPAK-un.

Pagesat e tjera jepeshin për mediat e tjera, Carlo Bollinos ka dalë edhe dokumenti i cili thotë na duhen 10 mijë euro për fushatë apo si paguheshin portalet.

Urdhri është në kuptimin çoni para te këto media që të pushojnë. Bëni ortakëri me mediat e mëdha dhe filloni bjeruni dhe sulmoni ata që na investigojnë.

Në këtë kohë na u krijua kompania “Gogel” kompania e vëllait të Erion Veliajt nga një kompani periferike në vitin 2015 pas ardhjes se kryebashkiakut në pushtet bëhet një nga shpërndarësit kryesorë të reklamave në media, 4 miliardë lekë në vit.

Kemi gjetur që financohen mediat  me paratë e “Gogel” ku futen paratë e kompanive të rëndësishme ndërkombetare, por edhe të “One”, kjo e fundit përfitonte tendera në Bashkinë Tiranë dhe reklamat ndaheshin nga ky person, mjafton të monitorosh mediat, të gjitha përfshirë dhe Gazetën Tema të Mero Bazes që merrnin lekët e “Gogel”, ishin mediat më agresive dhe sulmuese ndaj SPAK-ut.

Nuk publikonin akuzën por sulmonin prokurorët dhe kritikët e Erion Veliajt ose ata që mbështesnin hetimet, sepse menduan se me propagandë dhe me paratë që kishin marrë do ta zgjidhnin këtë problem.

Një gazetar i pasur është një gazetar që qelbet erë, shikoni pasuritë e Mero Bazes, sipas të dhënave zyrtare janë 500 mië euro vetëm nga kompania e vëllait të Veliajt", tha gazetari Elvi Fundo.