Kapri: Status quo-ja politike dhe korrupsioni po shtyjnë shqiptarët drejt emigracionit
Deputeti i zgjedhur i Partisë Mundësia, Erald Kapri, në një intervistë për “Ora News” theksoi se vendi ndodhet në një realitet të kapur nga pushteti politik e ekonomik, ku korrupsioni dhe mungesa e demokracisë po i detyrojnë shqiptarët të largohen jashtë vendit.
" Është një sfidë dhe përgjegjësi. Shqipëria ende fatkeqësisht nuk ka një demokraci të plotë funksionale dhe çdo individë, deputet, aktor i shoqërisë civile, i cili vendos me vetdije që të bëj opozitë ndaj pushtetit është një vlerë e shtuar e shoqërisë, aq më tepër në një shoqëri si e jona, aq më tepër në këtë situatë politike, ku kemi një kryeministër dhe qeveri që merr mandatin e 4 e më shumë vota se mandati i 1.
Jemi pothuajse në një sistem thuajse të kontrolluar nga ana e tij, ku nuk kontrollon thjesht pushtetin politik, por dhe pushtetin ekonomik, mediatik e përtej.
Jemi në një situatë status quo-je politike e cila ka kapur çdo aspekt tjetër të shoqërisë dhe nga ana tjetër shqiptarët vuajnë pasojat, e cila është keqqeverisja me një korrupsion që është i shtrirë në të gjitha hallkat e pjesës publike, të administratës edhe një numër i madh shqiptarësh që largohen sepse e shohin atë si zgjidhjen e tyre më të shpejtë sesa mundësia për të ndryshuar situatën politike në vend", u shpreh Kapri.
