Masa të reja për mbrojtjen e territorit, Rama: Do vazhdojë ndalimi i çdo frymëzimi për të ndërtuar pa leje

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, kanë prezantuar këtë të martë paketën e masave ligjore për mbrojtjen e pronës dhe territorit.

“As kjo paketë nuk është e përkryer, por është një tërësi masash që do të na japin mundësinë të kemi në dorë instrumente të reja për të mbrojtur territorin, duke filluar nga suksesi përfundimtar i një ofensive që do të zgjasë gjatë gjithë mandatit në vazhdim për ndalimin pa kthim të çdo frymëzimi për të ndërtuar pa leje, deri tek mbrojtja e autorësisë së projekteve, të cilat janë deformuar dhe përdhunuar në formën e tyre nga ndërhyrja e ndërtuesve.

Gjë që i kthen praktikisht në formale vendimmarrjet që bëjnë strukturat vendore.

Dhe një tjetër pasojë e konsiderueshme është dhe shitja e objektit që ka marrë leje me pamjet e lejes së marrë dhe në fund fare ai objekt është si një kushëri shumë i largët i cili sapo ka dalë nga berberi i qethur dhe i rruar totalisht dhe me trupin gjithë vraga nga shkelmat dhe grushtet.

Kështu janë dhe projektet që deformohen”, u shpreh ndër të tjera kryeministri Edi Rama.

NDIQNI PREZANTIMIN E  PAKETËS SË MASAVE LIGJORE PËR MBROJTJEN E PRONËS DHE TERRITORIT