Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama ndan videon e radhës: Ecim, pa ndalim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Shtator 2025, 18:30
Vijon aksioni për lirimin e hapësirave të zaptuara publike në rang vendi.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë videon e radhës nga aksioni.
Përpos ndarjes së videos në Facebook, kreu i qeverisë shkruan “Ecim, pa ndalim”.
Rama ka theksuar më herët se lirimi i hapësirave publike, sipas tij do t’i hapë rrugën Rilindjes Urbane 2.0, e cila do të rrisë cilësinë e jetës komunitare dhe përmasën e gjelbër të qyteteve.