''Jemi pothuajse në kushtet e një partie-shtet'', Lela: Konflikti nuk nis tek opozita

Drejtori i Komunikimit në PD, Alfred Lela në një intervistë në Ora News u shpreh se konflikti nuk nis dhe nuk kërkohet tek opozita dhe se çelësi i konfliktit është tek zgjedhjet e vjedhura sipas tij në Shqipëri.

Lela: Do jetë një opozitë në rolin e vet.

Konflikti nuk nis tek opozita, as kërkohet nga opozita dhe as mbyllet tek opozita.

Konflikti është ndërkohë këtu dhe çelësi i konfliktit është tek zgjedhjet e  vjedhura për të disatën herë në Shqipëri.

Kështu që konflikti nuk ka pse shihet si i opozitës, as i iniciuar dhe as i paramenduar apo i parapëlqyer nga opozita.

Aktori kryesor në vend është qeveria, është Edi Rama me të gjitha pushtetet madje me përpjekjen e para disa viteve tashmë të dështuara për të futur në dorë edhe autoritetin e opozitës.

Në këto kushte që ne gjendemi Edi Rama, qeveria i kanë të gjitha pushtetet.

Pothuajse jemi sërish në kushtet e një partie shtet.