Vrasja e dyfishtë/ Ja momenti kur Ragip Gila tenton të largohet nga vendi i krimit, dëshmia: Objektivi ishte vetëm Erogen Vaso
Shkodra u trondit sot nga një atentat që u mori jetën dy personave dhe la të plagosur dy të tjerë.
Autori i ngjarjes, Ragip Gila u arrestua vetëm pak minuta pas atentatit, ndërkohë që ishte arratisur nga vendngjarja me një automjet të cilën ia grabiti një qytetari.
Gazetari Elton Qyno ka siguruar ekskluzivisht për “Ora News” momentet e para të arratisjes pas realizimit të atentatit tragjik.
Në pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë në zonë, shihet qartë lëvjet e mjetit tip “BMW” që drejtohej nga Gila, i cili shfaqet duke lëvizur në rrugë sa në njërin krah në tjetrin në tentativë për t’u larguar me shpejtësi nga zona e krimit.
"Objektivi im ishte vetëm Erogen Vaso pas një problemi personal me të”, kështu ka deklaruar Ragip Gila.
Në këtë mënyrë është zbardhur deklarata e parë që ka dhënë shtetasi Ragip Gila në polici pasi u arrestua si autori i dyshuar që vrau dy shtetasit Armando Pali dhe Liridon Kraja dhe plagosi dy të tjerë, Erogen Vaso dhe kamarieren Meri Kaceri.
“Erogen Vaso ka ndenjur duke më kërcënuar dhe kisha probleme me të. Më ka bërë si i fortë dhe më ka çuar fjalë. E kam patur personale vetëm me Erogen Vason dhe doja të qëlloja vetëm atë. Pra kam patur probleme personale me të”, mësohet të ketë thënë autori i dyshuar Gila pas marrjes në pyetje në polici.
Nga të shtënat mëngjesin e kësaj të hëne humbën jetën Armando Pali dhe Liridon Kraja (Lushi).
Të plagosur mbetën Erogen Vaso Brajoviq i cili dyshohet të ketë qenë shënjestra e atentatit dhe banakierja e lokalit ku ndodhi ngjarja Meri Kaceri.
