Berisha homazh për Artur Zhejin: Sot Shqipëria humbi një nga zërat më të spikatur të medias dhe mendimit publik.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shprehur ngushëllimet e tij pas ndarjes nga jeta të analistit dhe publicistit të njohur Artur Zheji.

Postimi:

Homazh për Artur Zhejin!

Miq, gazeteri, analisti, botuesi, publicisti i mirënjohur Artur Zheji mbylli sot, papritmas dhe parakohe, sytë përgjithmonë.

Duke shprehur ngushëllimet e mia më të ndjera familjes, miqve të afërmëve, unë lutem së bashku me ta që shpirti i Arturit të tyre të dashur të gjejë paqen e merituar.

Amin!