Kritikoi dy gjyqtarë, UGJSH: Gjuha e përdorur, denigruese nga togave të zeza

Kritikat e Kryeministrit Edi Rama ndaj gjyqtarëve lidhur me disa vendime për lirimin e hapësirave publike, por edhe bllokimin e pronave te konfiskuara, kanë sjellë reagimin e Unionit të Gjyqtarëve. Me anë të një deklarate, teksa i bejne thirrje qe per pakenaqesite te ndjeke rrugen ligore, shprehen se gjuha denigruese e kreut të qeverisë ne rrjetet sociale po sjell hapa pas për drejtësinë e pavarur.

Unioni i Gjyqtarëve ka reaguar pas fushates denuncuese te kryeministrit Rama, sipas te cilit disa gjyqtare, duke i permendur edhe me emra, kan emarrë vendime kundër interesit të qytetarëve dhe në cënim të pavarësisë së ekzekutivit.

“Unioni i Gjyqtarëve ka ndjekur me vëmendje pakënaqësitë e shprehura publikisht nga ana e Kryeministrit ndaj disa vendimeve gjyqësore, duke anatemuar personalisht gjyqtarët për vendimmarrjet dhe kthyer ushtrimin e detyrës kushtetuese në një gjyq publik, ku njëra nga palët ndërgjygjëse për shkak të fuqisë, hapësirës mediatike dhe virtuale, jo vetëm denigron figurën e gjyqtarëve individualë, por ushtron presion të hapur ndaj trupës gjyqësore në tërësi,duke përcjellë mesazhin te gjyqtarët se nëse vendimmarrja e tyre nuk do të pëlqehet, do të jenë objektivat e radhës.”

Për togat e zeza, komentet e kreut të qeverisë cënojnë integritetin e punës së tyre.

“Vërejmë se në mënyrë të përsëritur bëhen deklarata, komente dhe ndërmerren iniciativa, të cilat nuk janë aspak parimore, nuk kanë për qëllim forcimin e pavarësisë së vendimmarrjes së gjykatave dhe parimeve themelore të funksionimit të shtetit ligjor, por cënojnë drejtpërdrejt integritetin e gjyqtarëve,duke i fyer, deformuar dhe keqinterpretuar fakte.”

Në deklaratë theksojnë se sistemi i drejtësisë është ende i pamaturuar mirë pas reformës ndaj dhe e ashtuquajtura gjuhë denigruese për ta sjell hapa pas.

“Këto deklarata me gjuhë dhe sjellje të papranueshme, të cilat nuk kanë aspak lidhje me shtetin e së drejtës dhe qeverisjen demokratike, vishen nën petkun e reformës së radhës dhe rreshtuar si gjithmonë gjyqtarët në llogoren e antireformës, kur vetë “Sistemi i drejtësisë”, ende nuk është maturuar pas reformës së thellë që kaloi dekadën e fundit!”

Në fund të deklaratës një thirrje e kishin dhe për Këshillin e Lartë Gjyqësor.

“Së fundmi, UGJSH i bën thirrje Këshillit të Lartë Gjyqësor si qeveri e gjyqësorit dhe organi i ngarkuar nga Kushtetuta dhe ligji për të garantuar pavarësinë dhe integritetin e gjyqtarëve, që të reagojë dhe mbajë qëndrim ndaj sulmeve që i’u bëhen gjyqtarëve për shkak të detyrës, pavarësisht se nga vijnë ato.”

Më herët kreu i qeverisë ka kritikuar dy gjyqtarë, Hazbi Balliu dhe Klement Demiri, lidhur me vendimet e tyre për lirimin e hapësirave publike.

Gjyqtari Balliu bllokoi pak javë më parë kalimin e zyrave të Agjencisë së Kadastrës në një objekt të konfiskuar. Ndërsa gjyqtari Demiri, i dha të drejtë një biznesi, i cili kundërshtoi prishjen e një lokali në një hapësirë poshtë një pallati në Tiranë.