Ndarja nga jeta e analistit Artur Zheji, Flamur Noka: Ikja e tij e bëftë na le me dhimbje

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur ka reaguar për ndarjen nga jeta në mënyrë të papritur të analistit Artur Zheji.

Noka ka shprehur ngushëllimet për familjen e Zhejit, ndërsa ka theksuar se ikja e tij e bëftë ka lënë me dhimbje jo vetëm të afërmit, por edhe miqtë.

REAGIMI

U prehsh në paqe Turi! Ikja jote e beftë na le me dhimbje. Ngushëllime familjes sate!

Për pak ditë do të festonit ditëlindjen tënde, e ne miqtë e tu do të të uronim 64-vjetorin. Ke lënë shumë kujtime pas, si drejtues e gazetar, si prind, bashkëshort e mik.

Artur Zheji ishte biri i dy shqiptarëve të shkëlqyer, i zagoritit të gjithëditur Petro Zheji dhe i aktores së mirënjohur Besa Imami. Trashëgoi kulturën e tyre dhe spikati si personazh televiziv në prime.