Ndarja nga jeta e publicistit Artur Zheji, Gjekmarkaj: Humbje e madhe për gazetarinë dhe shoqërinë shqiptare
Nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Agron Gjekmarkaj, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të publicistit dhe gazetarit të njohur Artur Zheji.
Përmes një mesazhi ngushëllues, Gjekmarkaj e cilëson ndarjen nga jeta të Zhejit si një humbje të rëndë për mendimin kritik, gazetarinë dhe shoqërinë shqiptare.
Ai ka vlerësuar kontributin e tij të vyer në jetën publike dhe mediatike të vendit.
Postimi i nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Agron Gjekmarkajt:
Lajmi i ndarjes nga jeta i gazetarit Artur Zhejit është një humbje e madhe për gazetarinë, mendimin kritik dhe shoqërinë shqiptare.
Ai ishte një intelektual i spikatur, një zë i guximshëm dhe një personalitet që krjijoi dhe mbajti të gjallë debatin publik.
Me stilin e tij unik, ai solli gjithmonë qartësi, mendim të lirë dhe reflektim të thellë dhe pse mund të kemi ndarë mendime tërsisht të ndryshme për çështje të caktuara.
Kontributi i tij do të mbetet i paharruar për median, gazetarinë dhe vetë shoqërinë.
Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe komunitetit të medias!
U prehtë në paqe!

