“Nga allçia, në beton”/ Dylgjeri: Mero Baze, nga spitali, në hotel miliona dollarë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Gusht 2025, 12:13
Analisti Ylli Dylgjeri ka komentuar këtë të enjte lidhur me investigimin e publikuar nga CNA, prej së cilit u mësua se botuesi Mero Baze reklamonte hotelin e tij, që kapte shifrën prej 10 milionë dollarë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Dylgjeri shkruan se Baze, ka kaluar nga allçia në beton.
Dylgjeri bën edhe një krahasim të Bazes, të periudhës kur ishte në opozitë dhe sot si shërbyes dhe mercenar i socialistëve.
“Nga allçia në beton!
Mero Baze nga i bërë dje për spital bëhet sot për Hotel miliona dollar!”,-shkruan Dylgjeri./CNA

