Noka: Mero Baze ka marrë qindra mijëra euro nga Veliaj

Të tjera fakte dhe skandale dalin rreth Mero Bazes. Pas hotelit në Ksamil, pas punësimeve të fëmijëve pranë gjirit të Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës, një tjetër detaj është bërë publik nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka.

Noka ka publikuar në rrjetet sociale një mesazh të qytetarit digjital, i cili e informon se Mero Baze ka marrë qindra mijëra euro nga vëllai i Erion Veliajt, Arbër Veliaj.

Sipas informacioneve të bëra publike nga Noka të qytetarit digjital bëhet fjalë për një shumë 280-400 mijë euro në bankë, si dhe pagesë në dorë rreth 100 mijë euro në muaj.

Prandaj Mero Baze, thotë Noka, u merua lart e poshtë duke mbrojtur lalin dhe Arbrin.

Noka: Mero Baze ka marrë qindra mijëra euro nga Veliaj

“Për të orientuar SKAP-in, po publikojmë informacionet që na vijnë nga Qytetari Dixhital.

Mero Baze ka marrë qindra mijëra #euro nga i vëllai i Lalit, Arbër Veliaj. 280-400 mijë euro në bankë, si dhe pagesë në dorë rreth 100 mijë euro në muaj.

Prandaj Meroja u merua lart e poshtë duke mbrojtur lalin e Arbrit.

Në foto Mero dhe "Porta" e Meros në Ksamil”, shkruan Noka.

Noka: Mero Baze ka marrë qindra mijëra euro nga Veliaj