Pabarazi me barazinë gjinore/ Ulliri: Kodi Zgjedhor po keqinterpretohet
Ish-deputetja e PD, Andia Ulliri në një intervistë në Ora News u shpreh se kodi zgjedhor po keqinterpretohet.
Ulliri: E gjitha nisi nga momenti që KQZ do të bënte miratimin e rezultateve për qarqet përkatëse.
Unë kam qenë kandidate në qarkun e Durrësit dhe deputete e atij qarku prej një mandati tanimë.
Në fakt këtu nis edhe kleçka me gjithë çështjen ku në fakt ky kod i ri zgjedhor ka një keqinterpretim që është bërë nga KQZ dhe në momentin e parë që është bërë miratimi fillestar i rezultateve unë kam depozituar në fakt një shkresë në KQZ ku i vë ata në dijeni rreth faktit që mund të ketë një keqinterpretim të ligjit dhe kodit zgjedhor dhe që të merren disa masa.
Më pas ne i jemi drejtuar KQZ dhe kemi patur një seancë ditën e miratimit dhe shpërndarjes së mandateve ku ne kemi parashtruar gjithë argumentat tonë në lidhje me mandatin e 6-të në Durrës.
Sepse ne besojmë që kodi zgjedhor në fakt po keqinterpretohet duke rezultuar në një regres në kuotën gjinore.
Gjithçka nis në interpretimin e kodit zgjedhor dhe interpretimit që ka dy lista.
Pra interpretohet sikur në fakt ka dy lista.
Por në seancën e parë që kemi patur me komisionerin ai vetë e ka nisur diskutimin duke thënë që ka dy lista dhe më pas është përfunduar duke rënë dakord që është një listë.
