Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, Shehu: Një gazetar korrekt dhe qytetar njerëzor!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Gusht 2025, 19:20
Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu ka shprehur keqardhjen rpër ndarjen nga jeta të gazetarit dhe publicistit Artur Zheji, i cili ndërroi jetë pasditen e sotme nga një arrest kardiak, ndërsa ishte duke drekuar me familjen e tij në Sarandë.
Shehu e cilësoi Zhejin si një gazetar korrekt, dhe një qytetar njerëzor duke shtuar më tej se ai do të kujtohet nga të gjithë si një model.
REAGIMI
Keqardhje e trishtim per humbjen e Artur Zhejit!
Gazetar korrekt, qytetar njerezor ne tiparet e sjelljet e tij. Miqesor e tolerant!
Ngushellinet me te sinqerta familjes se tij, gazetarise shqiptare, publikut te gjere, miqve, te gjitheve! Do ta kujtojme si nje model!
