Balliu: Ja kush e la Shqipërinë me pagën minimale më të ulët në Europë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Gusht 2025, 12:36
Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike Klevis Balliu thotë se raportet ndërkombëtare konfirmojnë varfërimin ekstrem të shqiptarëve.
REAGIMI I BALLIUT NË RRJETET SOCIALE
Vjedhjet e Ramës e lanë Shqipërinë me pagën minimale më të ulët në Europë
Raportet ndërkombëtare konfirmojnë varfërimin ekstrem të shqiptarëve. Sipas Eurostat, paga minimale në Shqipëri në vitin 2025 është vetëm 405 euro, më e ulëta në Europë.
Kjo nuk është pasojë e tregut, por e korrupsionit dhe vjedhjes së parave publike nga Edi Rama dhe qeveria e tij. Shqiptarët mbeten të varfër, ndërsa pushteti pasurohet.
