FOTO+VIDEO/ Po ndërtonin pa leje një impiant gazi në pronë publike, arrestohen 2 inxhinierë, shpallen në kërkim pronari dhe administratori i kompanisë (EMRAT)

Një aksion i përbashkët i Policisë së Vlorës, Inspektoratit të Konstruksioneve dhe Mjedisit (IKMT), ka zbuluar një ndërtim të paligjshëm të një impianti gazi (TEC) në në pronësi të “Delvina Gas Company”, duke çuar në arrestimin e dy inxhinierëve dhe shpalljen në kërkim të pronarit dhe administratorit të kompanisë për veprime të paligjshme.

Pas kontrollit të ushtruar në një subjekt privat, autoritetet konfirmuan se punimet po zhvilloheshin pa leje ndërtimi dhe pa miratimin e organeve kompetente.

Në përfundim të veprimeve, janë vënë në pranga Luan Metaj dhe Elton Malkaj dhe është shpallur në kërkim administratori i kompanisë, lidhur me akuzat për “Ndërtim të paligjshëm” dhe “Pushtim të tokës”.

Pas veprimeve procedurale, Inspektorati i Mjedisit ka bllokuar punimet dhe ka regjistruar një procesverbal për shkeljet e konstatuara.

Në bashkëpunim me IKMT Tiranë dhe me Inspektoratin e Mjedisit, bllokohen punimet në këtë objekt.

FOTO+VIDEO/ Po ndërtonin pa leje një impiant gazi në pronë

Në kuadër të masave të ndërmarra për parandalimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve të paligjshme që cenojnë territorin dhe mjedisin, strukturat e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të DVP Vlorë, në bashkëpunim me inspektorët e IKMT Tiranë dhe me Inspektoratin e Mjedisit, ushtruan kontroll në një subjekt privat (kompani gazi), në Delvinë.

Gjatë kontrollit u konstatua se kjo kompani po ndërtonte një impiant gazi (TEC), në pronë publike, pa leje ndërtimi dhe zhvillimi nga organet kompetente.

Në përfundim të veprimeve të para procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve arrestuan në flagrancë shtetasit:

* Elton Malkaj, 31 vjeç, me detyrë përgjegjës i impiantit të gazit, dhe Luan Metaj, 53 vjeç, me detyrë përgjegjës i kantierit të ndërtimit, të dy të dyshuar për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm”, me qëllim përfitimi, dhe “Pushtimi i tokës”.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit:

* S. M., 56 vjeç, pronari i kompanisë, dhe J. I., 36 vjeç, administratori i kompanisë, të dy gjithashtu të dyshuar për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm”, me qëllim përfitimi, dhe “Pushtimi i tokës”.

FOTO+VIDEO/ Po ndërtonin pa leje një impiant gazi në pronë

Nga ana e IKMT-së është mbajtur procesverbali për konstatimin e kundërvajtjes dhe është bërë bllokimi i punimeve në këtë objekt.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Policia e Vlorës mbetet e angazhuar për garantimin e zbatimit të ligjit dhe për mbrojtjen e territorit nga çdo ndërtim i paligjshëm që rrezikon mjedisin dhe sigurinë publike.