VIDEO/ Lirohen plazhet publike në Velipojë, Rama: Sezon turistik sa më i sigurt në çdo cep të bregdetit

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Policinë Bashkiake Shkodër ka vijuar aksionin për lirimin e hapësirave publike për pushuesit në plazhin e Velipojës.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga aksioni i ndërmarrë nga efektivët e policisë në vijën bregdetare të Velipojës pasi u konstatua një tjetër rast i zënies së hapësirës publike.

Policia ka ndërhyrë duke liruar hapësirën në dispozicion për pushuesit dhe ka sekuestruar shezlongët e vendosur pa lejen e miratuar nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit.

Rama thekson se në Velipojë “është përditë e lartë gatishmëria për të garantuar hapësirat publike e një sezon turistik sa më të sigurt e të rregullt në çdo cep të bregdetit tonë”.

@oranews.one

Rama na uron “MIRËMËNGJES me plazhin e Velipojës që çlirohet nga zaptuesit” #oranews #lajmedite #edirama #velipoje

♬ original sound - Ora News