Aksidentohet i riu me skuter elektrik në Lungomare, pëson fraktura të shumta

Një i ri është aksidentuar ditën e sotme teksa ishte duke lëvizur me një skuter elektrik në sheshin e Lungomares në Vlorë.

Ai ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar, duke pësuar dëmtime të shumta dhe fraktura në gjymtyrë.

I riu është transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore.