''Më mësoi shumë gjëra'', Tare: Butrinti është gjëja më e rëndësishme e karrierës time profesionale

Historiani dhe publicisti, Auron Tare i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se Butrinti është gjëja me rëndësishme e karrierës së tij profesionale.

Tare: Unë mendoj se kam pasur fat që u angazhova në Butrint në kohën kur të gjithë po iknin nga Shqipëria.

Unë kisha ikur në fakt që në 90’ por rastësisht unë u takova me disa personalitete shumë interesante angleze të cilët kishin shprehur vullnetin dhe dëshirën për të ndihmuar në atë kohë Butrintin.

Ai ishte edhe angazhimi im fillestar në një fushë që nuk e njihja.

Por pata fatin që të bashkëpunoja me një nga njerëzit më të mirë të fushës të paktën në Britani.

Butrinti do thosha unë është ndoshta gjëja më e rëndësishme e karrierës time profesionale.

Sepse jo vetëm më futi në një fushë të panjohur dhe shumë të bukur, por më mësoi shumë gjëra.