Mbyllja e hetimeve, SPAK thirri Metën për t’ia komunikuar, avokati kërkoi shtyrjen. Monika e Fatime Kryemadhi paraqiten në mesditë

Mbyllja e hetimeve për dosjen “Meta”, Prokuroria e Posaccme kishte thirrur sot për t’ia komunikuar edhe ish-presidentit Ilir Meta, por avokati i tij Kujtim Cakrani ka kërkuar disa ditë kohë pasi ndodhet me pushime.

Ndërkaq, sot pritet të njihen me përfundimin e hetimeve në mesditë edhe Monika Kryemadhi dhe e ëma e saj, Fatime Kryemadhi

Ditën e djeshme iu njoftua mbyllja e hetimeve Ema Çokut dhe Pirro Xhixhos.