Regjistrohet një vatër zjarri në fshatin Janjar në Konispol, flakët pranë kufirit me Greqinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Korrik 2025, 21:57
Një vatër zjarri është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Janjar, Bashkia Konispol.
Sipas raportimeve paraprake, vatra e zjarrit ndodhe pranë kufirit me Greqinë ndërsa në terren për të shmangur agravimin e situatës operojnë 5 zjarrfikës dhe 3 roje pyesh.
Bëhet me dije se për rastin është komunikuar edhe me shërbimin zjarrfikës të Filatit në Greqi.
