Normalizohet situata me zjarret në qarkun e Korçës, shuhet plotësisht vatra në Parkun Kombëtar të Prespës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Korrik 2025, 08:59
Prefektura e Qarkut Korçë njofton se situata në të gjithë territorin paraqitet e qetë dhe nuk raportohen problematika që lidhen me emergjenca civile apo zjarre aktive.
Zjarri që ishte shfaqur në Parkun Kombëtar të Prespës, në territorin e bashkisë Pustec, është neutralizuar plotësisht. Po ashtu, janë shuar edhe vatrat e tjera të zjarrit të raportuara më herët në zona të ndryshme të qarkut.
Strukturat përgjegjëse të emergjencave civile, shërbimet zjarrfikëse dhe ato të pyjores vijojnë monitorimin e zonave të prekura, për të siguruar që nuk ka riaktivizim të vatrave dhe për të garantuar sigurinë e banorëve dhe mjedisit.
