Kërkon të ketë më shumë tifozë në stadium, presidenti i klubit të Serisë A tregon planin surprizues

Bileta falas në tribuna për tifozët e Komos.

Ky është qëllimi surprizues që klubi i Serisë A synon të arrijë brenda tre viteve të ardhshme.

Presidenti Mirvan Suvarso e njoftoi lajmin në një intervistë për “La Provincia di Como”, duke shpjeguar se si mund të jetë e mundur: “Duke zgjeruar paketën e dedikuar për kompanitë dhe vendet VIP, ne planifikojmë të ulim gradualisht çmimin e biletave për seksionet më të njohura. Qëllimi është të kemi bileta falas në tribuna brenda tre viteve”.

Do të ishte një risi e rëndësishme për futbollin italian, por ekziston një model jashtë vendit, ai i Fortuna Duseldorf , të cilit vetë Suvarso iu referua në mënyrë të qartë në intervistë: “Ata luajnë në Divizionin e Dytë dhe kanë krijuar programin Fortuna fur alles, duke synuar të ofrojnë ndeshje falas. Sensacionale? E realizueshme”.