Rama hap garën për nënkryetarët e rinj të Tiranës, ja çfarë ndodh me Anuela Ristanin
Pas evidentimit të një sërë problematikash në Tiranë nga deputetët qe u angazhuan në terren, Kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetar që ka bashkia të behën 5 ku secili do të ketë profile të caktuara.
Kjo kërkesë e kreut të qeverisë ka ardhur pasi zv. kryeministrja Belinda Balluku ne mbledhje ka paraqitur një strukturë me problematika të bashkisë.
Për këtë do të ngrihet një grup pune, ku disa prej anëtarëve janë Ogerta Manastirliu, Blendi Gonxhja dhe Petrit Malaj të cilët do të zhvillojnë intervista me kandidatët potenciale për nënkryetarë bashkie.
Sa i takon nënkryetarëve aktuale, Rama mësohet të ketë thëne se janë të mirëpritur për ë vazhduar këtë garë. Në mbledhje mësohet se kreu i qeverisë nuk ka kërkuar dorëheqjen nënkryetarëve aktualë.
Anuela Ristanit i është ngarkuar nga kryeministri pjesa e digjitalizimit në bashkinë Tiranë.

