Inter/ Calhanoglu dhe Sommer së bashku në pushime, ndërsa Galatasaray ndjek me interes situatën
Një foto e thjeshtë në rrjetet sociale gjatë pushimeve të verës ka tërhequr vëmendjen e tifozëve dhe medieve.
Hakan Calhanoglu dhe Yann Sommer, dy lojtarë të Interit, janë shfaqur bashkë gjatë pushimeve, në një moment ku zërat e merkatos për ta janë më të nxehtë se kurrë.
Të dy janë përfolur së fundmi për një transferim të mundshëm te Galatasaray, por pozitat e tyre janë shumë të ndryshme.
Nëse për Calhanoglu largimi nga Interi duket gjithnjë e më i afërt, pas deklaratave të kapitenit Lautaro Martinez dhe sinjaleve të qarta nga Turqia, situata e Sommer është më e komplikuar.
Portieri zviceran është kërkuar gjithashtu nga Galatasaray, por pretendimet financiare të tij kanë penguar negociatat.
Klubi turk është tërhequr për momentin, pasi kërkesa për një kontratë dyvjeçare me vlerë 14-16 milionë euro është konsideruar e papranueshme.
Megjithatë, mediet turke ende nuk e përjashtojnë plotësisht këtë pistë.
Ndërkohë, dyshja po shijon pushimet së bashku, ndërsa e ardhmja mbetet e paqartë.
A do të vazhdojnë me Interin? Do të ribashkohen te Galatasaray? Apo do të ndahen në rrugë të ndryshme? Merkatoja ka ende kohë për të dhënë përgjigjet.
