Callum Wilson largohet nga Newcastle pas pesë vitesh, sulmuesi anglez është lojtar i lirë
Callum Wilson, sulmues anglez 33-vjeçar, i ka dhënë fund aventurës së tij me Newcastle United pas pesë sezonesh të suksesshme.
Lojtari që mbajti numrin 9 dhe u bë një nga figurat kyçe në rikthimin e klubit në majat e futbollit anglez, tani është i lirë në tregun e transferimeve.
Wilson realizoi 47 gola në 113 paraqitje në Premier League në periudhën 2020–2025, duke lënë gjurmë të rëndësishme te “qymyrxhinjtë”.
Në një mesazh lamtumire emocional, ai u shpreh:
“Jam shumë krenar që kam veshur fanellën me numrin 9 dhe që kam kontribuar për të shkruar një pjesë të historisë së këtij klubi. Të shënosh në ‘St. James’ Park’ është diçka vërtet e veçantë.
Të gjitha gjërat e bukura kanë një fund, por nuk ka dyshim që Newcastle United do të ketë gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time.”
Largimi i Wilson shënon fundin e një epoke për Newcastle, ndërsa vetë lojtari pritet të vlerësojë ofertat e reja për të vijuar karrierën në nivele të larta.
