Wimbledon, Djokovic përmbys De Minaur dhe kualifikohet në çerekfinale ku do të përballet me Cobolli-n

Novak Djokovic ka siguruar një tjetër çerekfinale në Wimbledon, pasi mposhti Alex de Minaur me rezultatin 3-1 (1-6, 6-4, 6-4, 6-4).

Pas një fillimi të dobët, ku humbi setin e parë me rezultat të thellë, ish-numri 1 në botë arriti të përmbyste krejtësisht ndeshjen, duke i rikthyer pas një disavantazh 1-4 në setin e katërt.

Rikthimi i serbit tregoi sërish forcën mendore dhe përvojën e tij në skenat e mëdha, ndërsa tashmë ai do të përballet në çerekfinale me italianin Flavio Cobolli, i cili po jeton një edicion ëndrrash në Londër.

Ndërkohë, në turneun e femrave, Belinda Bencic dhe Liudmila Samsonova kanë siguruar kualifikimin në gjysmëfinale, duke vazhduar rrugëtimin e tyre drejt titullit prestigjioz në fushat me bar të Wimbledon-it.