Djali i Carlo Ancelotti-t do jetë trajneri ri i Botafogos?

Ndërsa babai i tij, Carlo, mori detyrën e trajnerit të ekipit kombëtar brazilian në fund të majit, Davide Ancelotti (35 vjeç), i cili ka qenë asistent i tij besnik që nga viti 2016 (Bayern Munich, Napoli, Everton, Real Madrid), pritet të fillojë karrierën e tij si trajner kryesor i Botafogos sezonin e ardhshëm.

Sipas medias lokale Globo Esporte, ndihmësi aktual i Seleçao (në stol në qershor, kundër Ekuadorit dhe Paraguajit) mund të drejtojë Botafogon, fituesen e Copa Libertadores. Një perspektivë e re për njeriun që tashmë është përfolur më herët për t’u ulur në pankinat e Glasgow Rangers, Comos dhe La Coruñas.