Liga e Kampionëve, “Egnatia” sfidon islandezët e “Breidablik”

Kampionët e Shqipërië të “Egnatias” sfidojnë të martën (nesër) në  “Arena Egnatia”, islandezët e “Beridablik”, e vlefshme për turin e parë eliminator.

Ndeshja do të nis në ora 21:00′ dhe sipas parashikimeve pritet që shkallët e stadiumit të jenë të mbushura me rreth 4000 tifozë vendas.

Kjo do jetë hera e parë që “Egnatia” luan një ndeshje të një turneu madhor në shtëpi, me Rrogozhinën që nga një ëndërr, tanimë bën realitet të dëgjojë himnin e Ligës së Kampionëeve. Këtë duel e gjykon boshnjaku Antoni Bandić.

Trajneri Tetova dhe të tijtë kërkojnë një fitore në shtëpi, për të qenë më të qetë në ndeshjen e kthimit.

Lista e futbollistëve të Egnatias të gatshëm për këtë duel:

Portierët: Klajdi Kuka, Mario Dajsinani

Mbrojtës: Amer Duka, Zamig Aliyev, Anio Potsi, Edison Ndreca, Arbenit Xhemajli, Elion Sota, Abdurraman Fangaj

Mesfushorë: Albano Aleksi, Fernando Medeiros, Daniel Dingzang Uotlai, Regi Lushkja, Serxho Ujka, Flamur Ruçi

Sulmues: Soumaila Bakayoko, Leonardo Rezende Flores De Melo, Kastriot Selmani, Mohammed Yahaya, Ildi Gruda, Saliou Guindo

Trajner: Edlir Tetova