Pranoi se mund të luajë për Shqipërinë, Nelson Weiper nuk ndalon së shënuari në Euro U21
Nelson Weiper po kalon një moment të artë në karrierë.
Sulmuesi me origjinë shqiptare, për të cilin ka shprehur interes edhe Kombëtarja kuqezi, ka gjetur golin e tretë radhazi në Europianin e 21-vjeçarëve, me fanellën e Gjermanisë, teksa mbrëmjen e sotme shënoi golin e avantazhit ndaj Francës U21, në duelin gjysmëfinal të Europianit.
Pas topit të përplasur në shtyllë pas gjuajtjes së Nebel, Weiper nuk fali duke përshëndetur rrjetën.
Më herët sulmuesi më nënë shqiptare dhe baba gjerman, i shënoi Anglisë dhe Italisë, po në Europianin e 21-vjeçarëve, duke u shndërruar në protagonist absolut.
Kujtojmë që disa ditë më parë, Weiper deklaroi se ëndrra e tij është të përfaqësojë Gjermaninë, ndërsa nëse kjo pistë bie atëherë do të ishte i lumtur të përfaqësonte Kombëtaren shqiptare.

