Milani konfirmon Modricin: Ai do të jetë udhëheqësi ynë...

ITALI - Drejtori i ri sportiv i Milanit, Igli Tare, ka konfirmuar nënshkrimin e Luka Modricit.

Mesfushori, i cili së shpejti do të mbushë 40 vjeç, vjen si transferim i lirë, pasi kontrata e tij me Real Madridin skadon pas pjesëmarrjes së tyre në Kupën e Botës për Klube .

“Luka do të jetë lideri ynë, lojtari ynë kyç. Ai është ende konkurrues dhe dëshiron të fitojë tituj”, tha Tare, siç citohet nga Gazzetta dello Sport.

“Ne kemi nevojë për udhëheqës të rinj. Fola personalisht me të. Pashë një person me një dëshirë të madhe për të mbetur konkurrues. Ardhja e tij do të jetë vendimtare për një grup që ka nevojë për lojtarë si ai, me cilësi udhëheqëse”, shtoi drejtori.

Modric pritet në Milano pas përfundimit të pjesëmarrjes së Real Madridit në Kupën e Botës për Klube.