Lajm i keq për Interin, Calhanoglu mbyll Botërorin për Klube për shkak dëmtimi
Problemet fizike vazhdojnë të ndjekin Hakan Calhanoglu.
Mesfushori turk i Interit, i cili ndodhet në Shtetet e Bashkuara së bashku me skuadrën për Botërorin e Klubeve, ka pësuar një tjetër dëmtim muskulor.
Pas një rezonance magnetike të kryer në Seattle, ku ndodhet në grumbullim skuadra zikaltër, është konstatuar një problem me muskulin e pulpës së këmbës së djathtë.
Klubi konfirmoi lajmin me një komunikatë zyrtare, duke theksuar se Calhanoglu ishte ende në fazën e rikuperimit nga dëmtimi i pësuar në finalen e Ligës së Kampionëve dhe tashmë i shtohet një tjetër problem që e detyron të mbyllë para kohe aventurën në këtë turne.
Ai kishte munguar edhe në dy ndeshjet e para të Interit kundër Monterrey dhe Uraëa Red Diamonds dhe është praktikisht i përjashtuar nga pjesa e mbetur e kompeticionit.
Ndërkohë, e ardhmja e tij mbetet në pikëpyetje. Galatasaray ka shfaqur interes të vazhdueshëm për rikthimin e tij në Turqi, ndërsa Interi duket se po punon për të gjetur një zëvendësues të mundshëm, me emrin e Nicolò Rovella-s që qarkullon gjithnjë e më shpesh.
Në sfidën ndaj River Plate, trajneri Simone Inzaghi pritet t’i japë sërish besim Kristjan Asllanit, i cili po fiton gjithnjë e më shumë hapësira në mungesë të turkut.
