VIDEO/ Michael Olise vrapon pas Di Marías për të shkëmbyer fanelat…

SHBA - Sulmuesi i Bayernit, Michael Olise, shfrytëzoi takimin me Benficën në Kupën e Botës për Klube për të përfituar një kujtim të veçantë nga kampioni argjentinas, Angel Di Maria.

Pas fishkëllimës së fundit, që konfirmoi fitoren 1-0 të “Shqiponjave” ndaj bavarezëve në Grupin C të Kupës së Botës për Klube, anësori i Benficës po përshendeste tifozët kur iu afrua francezi I bavarezëve, i cili i kërkoi fanelën.

Shkëmbimi u vulos me një shtrëngim duarsh.

Duhet të mbahet mend se Angel Di María e nisi ndeshjen si titullar, ndërsa Michael Olise hyri në fushë në pushimin e pjesës së parë.