Vijon spektakli në Botërorin e Klubeve, ja 3 përballjet e sotme që do transmetohen në Digitalb/SuperSport

Benfica surprizoi Bayern Munichun me një fitore 1-0 dhe siguroi vendin e parë në Grupin C të Botërorit të Klubeve, ndërsa bavarezët do të përballen me Flamengon në 1/8-at. Chelsea kaloi pa probleme Esparencen dhe tani përgatitet për duelin me Benficën

Në kryesfidën e Grupit C, Benfica triumfoi 1–0 ndaj Bayern Munich, me portugezët që surprizuan jo pak duke marrë edhe kreun e grupit.

Trajneri Kompany zbriti në fushë me disa ndryshime në formacion, aspekt të cilin Benfica e shfrytëzoi, ndërsa u zhvillua një sfidë e luftuar dhe me raste për të dyja skuadrat. “Shqiponjat” kaluan në avantazh në minutën e 13-të me anë të Schjelderup që në fund vendosi fatet e krejt sfidës. Fraksioni i dytë nisi me një gol të anuluar për bavarezët, me Kimmich që i shkoi shumë pranë barazimit.

Më pas, Bayern shpërdoroi disa mundësi në fund, me Sane, Kane apo edhe Olise dhe tani kampionët e Gjermanisë do të luajn në raundin e 1/8-ave ndaj skuadrës braziliane të Flamengos.

Në takimin tjetër, Auckland City dhe Boca Juniors mbyllën aventurën amerikane me nje barazim 1-1, që më shumë shërben për historinë e skuadrës nga Zelanda e Re.

Autogoli i Garroë në minutën e 26-të i dha avantazhin argjentinasve, teksa në pjesën e dytë, Gray barazoi sfidën në minutën e 52-të. Takimi u ndërpre për disa minuta për shkak të kushteve atmosferike, teksa pas rifillimit asgjë nuk ndryshoi. Benfica e mbylli grupin në vendin e parë

Me 7 pikë, në vendin e dytë Bayern Munich me 6 pikë, Boca Juniors në vendin e tretë me 2 pikë dhe në fund Auckland City me 1 pikë.

Los Angeles dhe Flamengo u ndalën në një barazim 1-1 në sfidën e fundit të grupit D në Botërorin e Klubeve. Të dyja skuadrat i kishin zgjidhur fatet e tyra në dy ndeshjet e para, Los Angeles e eliminuar pas dy humbjeve dhe Flamengo e konfirmuar si vend i parë i grupit

pavarësisht rezultatit të ndeshjes së fundit.

Ndeshja u luajt me ritëm, u prodhuan raste të shumta dhe Flamengo u shfaq dominuese. Ndonëse Los Angeles goditi shtyllën me Delgadon në fillim, Flamengo u kundërpërgjigj shpejt me shtyllën e De Arrascetës dhe rasteve të tjera. Pjesa e dytë pati sërish të njëjtën dinamikë. Flamengo vuajti rastet e humbura nga Pedro dhe De Arrasceta, ndërsa në minutën e 84  Bouanga shënoi golin e parë të Los Angeles në këtë Botëror. Megjithatë, kundërpërgjigja e brazilianëve erdhi shpejt pasi dy minuta më vonë Wallace Yan barazoi gjithcka. Sfida nuk prodhoi më histori dhe Los Angeles mbyll rrugëtimin me zhgënjim.

Chelsea nuk i la vend asnjë surprize ndeshjes me Esparence Tunis teksa fitoi pastër 3-0. Dy gola nga Tosin Adarabioyo dhe Liam Delap në fundin e pjesës së parë dhe një finalizim nga Tyrique George në pjesën e dytë vendosën historinë e takimit. Liam Delap gjeti rrjetën e

parë me Blutë e Londrës pas transferimit të rëndësishëm nga Ipsëich Toën. Një ndeshje ku Chelsea administroi gjithçka, luajti me ritëm të ulët dhe kontrolloi lojën ndaj kundërshtarit nga Tunizia, teksa fokusi i skuadrës së Enzo Marescës ka kaluar menjëherë në përballjen e

raundit të 1/8 ndaj Benficës. Pavarësisht barazimit të Flamengos, Chelsea e kishte të pamundur të bënte një kapërcim në renditje dhe e mbylli në vendin e dytë me 6 pikë grupin D.

Emocionet dhe spektakli i Kupës së Bototës për Klube në Digitalb/SuperSport do të vijojnë me dy ndeshjet e orës 21:00 në Grupin F, Mamelodi-Fluminense dhe Dortmund-Ulsan, teksa në orët e para të së enjtes do të luhen dy takimet e Grupit E në orën 03:00, Inter-River Plate dhe Monterrey-Uraëa Red Diamonds.