VIDEO/ Moti i keq në Amerikë ndërpret ndeshjen Palmeiras-Al Ahly në Kupën e Botës për Klube

Ndeshja mes Palmeiras dhe Al Ahly, e vlefshme për Kupën e Botës për Klube, është ndërprerë përkohësisht për shkak të motit ekstrem.

Organizatorët detyruan evakuimin e tifozëve nga zonat e ulëseve të hapura të stadiumit, për të shmangur rreziqet që mund të shkaktoheshin nga kushtet e rënda atmosferike.

Një mesazh zyrtar u transmetua në ekranin gjigant të stadiumit, duke u kërkuar të gjithë tifozëve dhe pjesëmarrësve në fushë që të zhvendosen në hapësirat e brendshme të stadiumit.

“Për sigurinë tuaj, do të kërkojmë nga të gjithë të largohen nga zona e tribunave dhe të strehohen brenda stadiumit për shkak të motit të rëndë në zonë. Stafi i eventit është i gatshëm t’ju udhëzojë dhe ndihmojë.

Ata që ndodhen në fushë, ju lutem ecni qetësisht drejt tunelit më të afërt, Sallës Perëndimore apo në korridorin e shërbimeve”.

Derisa situata meteorologjike të përmirësohet, zhvillimi i mëtejshëm i ndeshjes mbetet në pikëpyetje.

Organizatorët nuk kanë dhënë ende një afat për rifillimin e takimit, por janë shprehur se vendimi do të merret bazuar vetëm në garancinë e plotë për sigurinë e pjesëmarrësve.

VIDEO:

https://streamin.one/v/fdd30811