FOTO/ João Félix gjen dashurinë në plazhet e Miamit? Sulmuesi portugez në shoqërinë e ‘yllit’ të Netflix-it

Ndërsa Chelsea po konkurron në Botërorin e Klubeve në SHBA, João Félix, i cili nuk është regjistruar në listën zyrtare të ekipit për këtë turne, po shijon pushimet në Miami dhe jo i vetëm.

Së fundmi, futbollisti portugez është në qendër të vëmendjes, jo për një gol spektakolar, por për një video që ka ndezur rrjetet sociale.

Në pamjet e publikuara nga profili Glam, Set & Match në Instagram, Félix shihet në një atmosferë të ngrohtë me Valentina Rueda Vélez, modele kolumbiane 24-vjeçare, e njohur për pjesëmarrjen në reality-show-n e njohur të Netflix-it, Too Hot to Handle.

Videoja u postua fillimisht nga vetë Valentina, por u fshi pak minuta më pas, ndonëse ishte kapur dhe rishpërndarë gjerësisht nga faqet rozë.

FOTO/ João Félix gjen dashurinë në plazhet e Miamit?

Në një beach club të njohur në Miami, João Félix shfaqet me dorën rreth modeletes, teksa të dy duken të qeshur dhe në harmoni, duke lënë të nënkuptohet një afërsi që shkon përtej miqësisë.

Që nga ndarja me aktoren portugeze, Margarida Corceiro, në qershor të vitit 2023, sulmuesi nuk ka konfirmuar publikisht asnjë lidhje dashurie.

FOTO/ João Félix gjen dashurinë në plazhet e Miamit?

Por fansat dhe mediet rozë po e lexojnë këtë video si një “debutim të ri romantik” për lojtarin, i cili duket se po shijon jo vetëm diellin e Floridës, por edhe një romancë të mundshme… tropikale.